Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Pandemia” e ndotjes, 14 milionë ton mbetje plastike në fund të oqeaneve

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 17:34 | Lifestyle

Ndotja plastike është një fenomen negativ qe ka prekur edhe terrenet më të vështira të tokës. Tani shkencëtarët tregojnë se sasi tepër të mëdha po qëndrojnë në fund të oqeaneve.

Rreth 14 milionë ton të mikroplastikës mendohet se pushojnë në thellësitë e deteve, 35 herë më shumë se plastika që lundron në sipërfaqe.

Zbulimi është bërë nga një studim i Agjencisë Kombëtare të Shkencës në Australi. Duke përdorur një robot nënujor, kërkuesit mblodhën 51 kampionë nga disa zona të ndryshme në ujërat e Australisë.

Studimi i tyre zbuloi se në fund të deteve dhe oqeaneve ka 35 herë më shumë ndotje plastike nga se mendohej nga vlerësimet e kaluara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani