Plagoset me armë një 36-vjeçar në Durrës

policia durres 1100x620

Një person është plagosur me armë zjarri, pak pas mesnate, në qytetin e Durrësit.

Policia bën të ditur se rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia bëri të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarje dhe e ka shpallur në kërkim atë.