Plagosja e dy vëllezërve në Elbasan, 1 në pranga, 6 në kërkim

policia elbasan 1100x620

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 1 person dhe shpalli në kërkim 6 të tjerë për plagosjen me sende të forta të dy vëllezërve në lagjen “Haxhias” dy ditë më parë.

Kështu është vënë në pranga shtetasi M.M. i cili në bashkëpunim me personat e shpallur në kërkim dhunuan dy vëllezërit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç.

Vëllezërit u qëlluan me mjete të forta në ambientet e një lokali dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.