Polici hedh 16-vjeçarin nga ura gjatë protestës

Një video dramatike është shpërndarë në rrjetet sociale nga protesta antiqeveritare, e mbajtur të premten e kaluar, në Santiago të Kilit.

Një oficer policie ka hedhur nga një urë një 16-vjeçar, i cili ishte duke vrapuar së bashku me protestues të tjerë. Në videon e publikuar, oficeri i policisë duket teksa hedh nga ura Pío Nono, rreth 6,7 metra të lartë, adoleshentin.

Për fat të mirë, 16-vjeçari mbijetoi, por pësoi lëndime të shumta, ku ka thyer një krah, si dhe ka pësuar trauma në kokë. Ndërkohë, ndaj oficerit të policisë rëndon tashmë akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

Problemet sociale dhe ekonomike kanë detyruar qytetarët të dalin në protestë në Kili. Ndërkohë, të shtunën me qindra persona u mblodhën jashtë spitalit ku po trajtohet 16-vjeçari, duke akuzuar policinë për ngjarjen. “Ai nuk ra, atë e hodhën”, ishin pankartat e protestuesve.