Progres-raporti i KE, reagon Soreca: Duhet ende punë për Gjykatën Kushtetuese

ruci soreca frame 1726 1100x620

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me progres-raportin e KE-së, për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Soreca shprehet se Shqipëria është më pranë përmbushjes së kushteve të vendosura nga KE, por ka ende punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi akoma punë për bërë funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe implementimin e reformës zgjedhore. Shqipëria tashmë është më afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare”, shkruan ambasadori Soreca.