Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 16%
  • Të drejtë 26%
  • Të vonuar 58%

Progres-raporti, Krasniqi: Nuk jep përgjigje nëse Shqipëria ka plotësuar kushtet, Varhelyi i painformuar

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 20:30 | Politikë
Progres-raporti, Krasniqi: Nuk jep përgjigje nëse Shqipëria ka

"Raporti i fundit i KE-së nuk jep përgjigje nëse Shqipëria ka plotësuar kushtet dhe meriton hapjen e Konferencës së parë ndërqeveritare”. Kështu e lexon Afrim Krasniqi, progres-raportin e prezantuar nga komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Kur i sëmuri ndodhet në spital mjekët i thonë se je më mirë, por do të rrish në spital. E njëjta gjë me Shqipërinë”, këtë ngjashmëri gjen Krasniqi për progres-raportin.

Sipas analistit të A2 CNN, Afrim Krasniqi, raporti tregon progres në disa drejtime dhe mungesë në disa të tjerë.

I ftuar në “Ditari” në A2 CNN, Krasniqi thekson se, komisioneri Varhelyi u duk i painformuar për zhvillimet në Shqipëri dhe kjo sipas tij u duk te koalicionet paszgjedhore, për të cilat thotë se nuk kanë qenë asnjëherë debat në Shqipëri.

“Edhe KE-ja e ka humbur rëndësinë e raporteve vjetore, qëkur dha miratimin për Shqipërinë, por krerët e shteteve nuk e morën parasysh. U duk që ishte më shumë me prirje diplomatike dhe i painformuar për zhvillimet në Shqipëri, si rasti i debateve për koalicionet paszgjedhore, që nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri dhe është e çuditshme që është thënë nga Varhelyi”.

Për analistin e A2CNN, Afrim Krasniqi tri elementet që kanë marrë goditje në progres raportin e KE-së janë demokracia, lufta ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

“Të trija këto elemente kanë marrë goditje në raportin e KE-së; demokracia e brishtë, lufta ndaj korrupsionit nuk ka prekur nivelet e larta dhe sundimi i ligjit mbetet kritik”.

Krasniqi thekson se kushti i përmendur në raport që ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese, nuk është në dorën e Shqipërisë, pasi është një proces procedural, kurse vetting-u në drejtësi, sipas tij, është një proces që po vazhdon ngadalë.

“Plotësimi i vendeve në Gjykatën Kushtetuese është vendim që varet nga ne, por është një proces procedural. Nuk është në dorën e Shqipërisë. Nëse ka një gjë që po ecën ngadalë është vetting-u”.

Por ajo që mund të bëjë Shqipëria, thotë Krasniqi është largimi i të inkriminuarve, gjetja e dialogut politik dhe gjetja e një zgjidhjeje në raport me qeverinë janë në dorën tonë”.

Sipas Krasniqit është absurde që ende nuk kemi realizuar një sërë kriteresh, ndërsa apelon që të mos hiqet dorë nga lobimi.

Sa i takon pjesës tjetër të progres-raportit, Krasniqi nënvizon se pjesa ekonomike është një nga gjërat më të mira që ndodh, nëse hiqet pjesa politike.

Ditari A2 CNN