Rastet me koronavirus, izolohen 400 studentë të një universiteti

Untitled collage 21 1100x620

Të paktën 400 studentë dhe anëtarë të stafit të Universitetit të Mbretëreshës në Belfast, të Irlandës së Veriut, janë vetizoluar pasi 160 persona rezultuan pozitivë me Covid-19.

Një zëdhënës i universitetit deklaroi se vendimi u mor për të qenë të sigurt dhe për të ruajtur shëndetin e studentëve.

Ai, gjithashtu, shtoi se nga provat e mbledhura gjatë gjurmimit të kontakteve u vu re se transmetimi po ndodhte në mjediset sociale ose të akomodimit, në krahasim me vendet e tjera në kampus.

Deri tani, më shumë se 50 universitete në Britaninë e Madhe kanë raportuar raste me koronavirus, përfshirë këtu universitetin e Northumbria i cili konfirmoi 770 studentë të infektuar që nga nisja e vitit të ri akademik.