“Rebelimi i të dënuarve”, shkarkohet drejtori i burgut të Peqinit

burg qeli 1100x620

Protesta disaditore e të dënuarve dhe keqmenaxhimi i situatës ka sjellë shkarkimin nga detyra të drejtorit të burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.

Dhjetëra të dënuar në burgun e Peqinit kanë refuzuar prej disa ditësh ushqimin për shkak të masave të forta të vendosura për shkak të pandemisë, ku nuk iu lejohet as takimi i familjarëve apo futja e ushqimeve nga jashtë.

Të dënuarit pretendojnë se në shumë raste iu janë shkelur edhe të drejtat dhe për këtë arsye kanë nënshkruar një peticion ku mes të tjerash kërkojnë amnisti të përgjithshme, përcaktim me vite të dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Duket se kjo protestë ka sjellë dhe reagimin e parë dhe ai është shkarkimi i drejtuesit të IEVP, Peqin, Bukurosh Malluta.