Shullazi kundër regjimit “41 bis”, shtyhet më 21 tetor seanca e shqyrtimit të ankimimit

shullazi 1100x620

Gjykata e Posaçme shtyu për në 21 tetor seancën e shqyrtimit të ankimimit të Emiliano Shullazit kundër mbylljes në regjimin 41 bis.

Gjykata do t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë për t’i kërkuar të gjithë praktikën në funksion të marrjes së urdhrit për vendosjen në regjim të posaçëm të burgut të sigurisë së lartë për Shullazin.

Avokati i Shullazit e konsideron urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë në shkelje me standardet dhe detyrimet ndërkombëtare të konventave, në të cilat Shqipëria është pjesë.

Pas ankesave të marra nga disa të dënuar, Avokati i Popullit inspektoi burgun Jordan Misja dhe atë të Peqinit.

Për problemet e regjimit “41 Bis” pas ankesave edhe nga disa të dënuar të tjerë Avokati i Popullit inspektoi burgun Jordan Misja dhe atë të Peqinit.

Erinda Ballanca i dërgoi një shkresë ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me disa nga rekomandimet për “41 Bis”, por ajo që bie në sy është se sipas Avokatit të Popullit legjislatori shqiptar ka tejkaluar dhe vetë rreptësinë e masave italiane nga ku është huazuar regjimi.