Ulet numri i amerikanëve që janë gati të marrin vaksinën kundër koronavirusit

1 31 1100x620

Vetëm afro gjysma e amerikanëve do ta merrnin vaksinën Covid-19, sapo ajo të jetë në dispozicion, sipas një sondazhi të ri të CNN.

Nëse një vaksinë anti Covid-19 do të ishte në dispozicion gjerësisht me një kosto të ulët, 51% e të anketuarve në sondazh thanë se do të vaksinoheshin, 45% thanë se nuk do ta provonin dhe 4% nuk kishin asnjë mendim.

Këto përgjigje erdhën nga sondazhi i javës së kaluar, nga data 1 dhe 4 tetor, midis një kampioni kombëtar të rastësishëm prej 1,205 të rriturish,

Përqindja e të anketuarve që do të vaksinohen, ka rënë krahasuar me rezultatet në sondazhet e CNN nga muajt e mëparshëm. Në maj, 66% thanë se do ta merrnin vaksinën, ndërsa në gusht, 56%.

Ndërkohë, përqindja e të anketuarve që nuk do të bënin vaksinën, është rritur lehtë krahasuar me muajt e mëparshëm, ishte 33% në maj dhe 40% në gusht.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se nëse një numër i konsiderueshëm njerëzish zgjedhin të mos marrin vaksinën anti Covid-19, kjo mund të mbajë SHBA larg nga imuniteti i tufës.

Hezitimi i shumë njerëzve për të marrë vaksinën anti koronavirus kur të vihet në dispozicion është një çështje që duhet të adresohet urgjentisht, tha Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Dr. Francis Collins në shtator.

“Unë nuk dua që pas një viti të jemi duke zhvilluar një bisedë se si kemi në duar zgjidhjen e pandemisë më të keqe prej më shumë se 100 vjetësh, por nuk jemi në gjendje t’i bindim njerëzit që të marrin vaksinën për të, “tha Collins.

Duhet të kuptojmë që nëse nuk vaksinohen mjaftueshëm njerëz, një vaksinë nuk do të ndihmojë në uljen e përhapjes së virusit, tha Dr. Anthony Fauci, për Wall Street Journal në shtator.