Vetëm katër shtete të Europës nuk e kanë kaluar pragun kritik të koronavirusit

1 22 600x338

Vetëm katër shtete evropiane kanë një nivel poshtë kritikes për rastet me Covid-19, sipas shifrave të fundit.

Pragu i alarmit të koronavirusit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) është 20 raste për 100,000 njerëz në një mesatare 7-ditore.

Përtej kësaj, thotë agjencia, Covid-19 ka një probabilitet shumë të lartë të infeksionit, ndërsa grupet vunerabël përballen me një rrezik të theksuar.

Situata duket e pasigurt. Vetëm Gjermania ka (18.4 raste për 100,000), Finlanda (15.5), Qipro (14.6) dhe Norvegjia (13.9), pra janë nën pragun e rrezikut, treguan të hënën të dhënat e ECDC.

Në skajin tjetër të shkallës, janë Republika Çeke (167.6), Hollanda (140.3) dhe Franca (120.3). Shkalla e vdekjes është, gjithashtu, në rritje në Evropë.

Por teksa kontinenti po përballet me shifra shqetësuese, shtetet po vendosin kufizime të reja në mënyrë që të frenojnë përhapjen e virusit.

Në Irlandë, Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit Publik, ka rekomanduar vendosjen e të gjithë vendit në nivelin më të lartë të kufizimeve. Islanda ka lajmëruar një sërë rregullash të reja, përfshirë kufizimet e tubimeve.

Parisi është në prag të një bllokimi të ri, me zonën më të madhe të Parisit të klasifikuar si një zonë “alarmi maksimal”. Republika Çeke ka hyrë në një gjendje të jashtëzakonshme.

Rrethet qendrore në Berlin janë klasifikuar si zona me rrezik, ndërkohë Madridi është kryeqyteti i parë evropian që u izolua sërish.