Vodhën 50 banesa gjatë verës, arrestohen në Spanjë “skifterët” shqiptarë

hajdutet 1 1100x620

Tre shqiptarë dhe një shtetas rumun (mes tyre një grua) u arrestuan në Spanjë, pasi akuzohen se kanë vjedhur të paktën 50 banesa gjatë sezonit veror.

Mediat spanjolle kanë publikuar edhe videot e Guardia Civil, ku shfaqen pamjet e vjedhjeve si dhe ato të arrestimeve. Veprat penale kanë ndodhur në Madrid dhe rrethina, ndërsa agjentët gjetën në banesat e tyre sende si bizhuteri, çanta dore, telefona, etj.

Viktimat raportuan se grabitjet kryheshin kur ata ishin duke fjetur në shtëpitë e tyre. Hajdutët ngjiteshin në katet e sipërme, duke përfituar nga fakti se për shkak të nxehtësisë, njerëzit zakonisht linin dritaret e hapura.

Grabitësit janë etiketuar si “Banda e Audit” sepse pasi merrnin sendet me vlerë, largoheshin me dy makina luksoze.