Vriste pacientët me insulinë, burg përjetë infermierit

infermieri 600x338

Një infermier në Gjermani është dënuar me burg përjetë pasi u shpall fajtor për vrasjen e 3 pacientëve.

Sipas prokurorëve, burri me emrin Grzegorz W, ka vrarë edhe disa pacientë të tjerë me doza vdekjeprurëse insuline.

Ai u shpall fajtor edhe për vjedhje dhe dëmtime fizike ndaj viktimave.

38-vjeçari polak refuzoi të dëshmonte në sallën e gjyqit, por i kërkoi falje familjeve të viktimave: “Ajo që kam bërë është e tmerrshme”.

Sipas AFP, një nga viktimat e infermierit, pak përpara se të vdiste, i kishte thënë shërbyeses së tij se Grzegorz W ishte “vetë djalli”.