Zgjedhjet presidenciale në SHBA, 4 milionë persona tashmë kanë votuar

Biden trump 1 1100x620

Edhe pse duhen edhe 4 javë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, rreth 3.8 milionë amerikanë tashmë kanë votuar, duke kaluar shifrën e 75 mijë votuesve të zgjedhjeve të vitit 2016.

“Këto zhvillimet kanë ardhur si pasojë e zgjerimit të votimit të hershëm përmes postës në shumë shtete si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe dëshirës për të vendosur të ardhmen politike të Donald Trump”, kështu shprehet profesori Michael McDonald nga Universiteti i Floridas, i cili administron projektin.

“Ne asnjëherë nuk kemi parë kaq shumë njerëz që të votojnë përpara zgjedhjeve. Njerëzit e hedhin votën e tyre kur e ndajnë mendjen dhe me sa duket shumë njerëz e kanë ndarë mendjen prej kohësh dhe tashmë kanë një mendim për Trump”, shtoi McDonald.

Rritja e hershme ka bërë që McDonald të parashikojë një pjesëmarrje rekord prej rreth 150 milionë votuesish në këto zgjedhje, që përfaqëson 65% të personave me të drejtë vote, niveli më i lartë që nga viti 1908.

Biden udhëheq ndaj Trump në sondazhet kombëtare, megjithëse sondazhet në shtetet vendimtare tregojnë një garë më të ngushtë.