Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, makina përplaset me bordurën

Aksident naten Korce makina del nga rruga policia 1100x620
Foto arkiv

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë-Kurbin, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti është regjistruar pranë fshatit Borizanë, ku mjeti tip Audi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit.

Drejtuesit i mjetit është dërguar në spital, ndërkohë që po hetohet për shkaqet e aksidentit.