Aksident në fshatin Lin, të plagosur dy drejtuesit

aksident 2 1100x620

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Tiranë, duke përfshirë dy automjete të dëmtuara tërësisht nga impakti mes tyre.

Sipas burimeve, një nga mjetet ka rrëshqitur nga lagështira dhe shpejtësia dhe i ka prerë rrugën një mjeti me targa greke.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në afërsi të fshatit Lin, dhe mësohet se drejtuesit janë të plagosur dhe po i nënshtrohen mjekimeve në spital.