Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Anulimi i zgjedhjeve në Kirgistan, Meta: Përshëndes guximin e popullit kirgiz

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 10:56 | Politikë
Anulimi i zgjedhjeve në Kirgistan, Meta: Përshëndes guximin e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka postuar në Facebook një foto nga protestat në Kirgistan, ku Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi përsëritjen e zgjedhjeve për shkak të parregullsive.

Kreu i Shtetit përshëndet guximin e popullit kirgiz që denoncoi parregullsitë dhe nuk lejoi shkeljen e zgjedhjeve të lira.

“Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt.

Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cenimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike.

Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike”, shkruan Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë