Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha me taksistët: Heqje e taksës “Rama” për karburantin dhe konkurrencë e ndershme

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 17:39 | Politikë
Basha me taksistët: Heqje e taksës “Rama” për

Në vijim të takimeve me biznesin, kreu demokrat Basha, është ndalur, këtë të mërkurë, me taksistët në disa pika të kryeqytetit. Sipas tij taksistët janë ndër kategoritë e biznesit të vogël më të goditura nga karantina dhe nga kriza ekonomike, të cilët paguajnë çmimin më të lartë të karburantit në kontinent.

“Taksistët shqiptarë paguajnë sot çmimin më të lartë të karburantit në kontinent, tarifa të larta të licensimit dhe kosto të rritura nga burokracitë e panevojshme. Shërbimi i taksive në Shqipëri është një shërbim model krahasuar me rajonin, ndërsa trajtimi grabitqar nga qeveria i ka rrënuar ekonomitë e tyre modeste. Këto probleme të taksistëve sot janë në fakt problem i gjithë sipërmarrjes së vogël. Propozimi dhe plani ynë me 5 pika për këtë sektor, sektorin e biznesit të vogël parashikon një çek prej 1000 eurosh për 6 muajt e ardhshëm”.

Plani ekonomik i PD-së, sipas Bashës parashikon heqjen e taksës "Rama" për karburantin, që do të ulë çmimin e naftës me 240 lekë, luftimin e monopoleve në këtë sektor dhe konkurrencën e ndershme.

“Programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon heqjen e taksës "Rama" për karburantin, që do të ulë çmimin e naftës me 240 lekë, luftimin e monopoleve në këtë sektor dhe rikthimin e konkurrencës së ndershme. Bashkë do t’i rikthejmë frymëmarrjen edhe këtij sektori të ekonomisë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani