Bilanci italian i pandemisë, shtim alarmant i rasteve në 24 orët e fundit

kosove covid 1100x620

Bilanci italian i pandemisë ka pësuar një përkeqësim të dukshëm në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, janë 3678 personat e infektuarve ditën e sotme, 1 mijë më shumë se në bilancin ditor të kaluar, diçka që nuk regjistrohej nga fundi i prillit. Shtohen edhe viktimat, që sot janë 31.

Kampanja është sërish rajoni më i prekur me 544 të infektuar, i ndjekur nga Lombardia me 520, ndërkohë që shifrat rriten edhe në Veneto dhe Toskana, ku te kalohen 300 të infektuarit.

Të dhënat shqetësuese kanë detyruar qeverinë italiane të shtyjnë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021. Roma zyrtare ka marrë masa shtesë, si përdorimi i maskave i detyruar në çdo ambient publik, të jashtëm apo të brendshëm.  

Personat që do të refuzojnë përdorimin  e maskave mund të përballen me gjoba deri në 1 mijë euro, por në raste ekstreme edhe arrestimin.