Çështja Napoli-Juventus, shtyhet vendimi, Gjykata Sportive heziton të japë fitoren në tavolinë

ZHVILLIMET NAPOLI JUVE frame 47 1100x620

Juventus-Napoli mund të luhet në një datë të mëvonshme dhe skuadra e Gattusos pritet të evitojë humbjen 3-0 në tavolinë.

Në një kohë kur Gjykata Sportive Italiane bëri me dije se do të dilte në një përfundim këtë martë, ka ende pasiguri dhe keqkuptime rreth protokollit të masave, e cila tashmë rrezikon të kthehet në precedent për raste të tjera.

Hetuesit janë ende duke shqyrtuar çështjen edhe sepse Napoli ka dërguar të tjera shkresa, ku shpjegon se nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar rregullat e caktuara nga autoritetet lokale dhe se ishin këta të fundit ata që nuk lejuan udhëtimin e tyre drejt Torinos.

Hetimi vijon sepse protokolli nuk është zbatuar me përpikmëri në të gjitha rajonet e Italisë. Milan apo Genoa patën raste të infektuarish në skuadër përpara javës së dytë dhe tretë të kampionatit por gjithsesi i zhvilluan ndeshjet e tyre. Për këtë arsye, federate italiane ka hapur një hetim për Napolin, nëse klubi ka zbatuar me përpikmëri të gjitha pikat e protokollit sanitar.

Një vendim zyrtar sipas mediave në Itali mund të vijë këtë të premte. Në lidhje me këtë cështje reagoi edhe ministri italian i Shëndetësisë, Vincenzo Spadafora, që theksoi se protokolli është i qartë dhe nuk ka vend për keqinterpretime.

Ai u shpreh se masat prej tani do të jenë më shtrënguese duke mohuar kategorikisht një tjetër ndërprerje të kampionatit. Në futbollin italian ndërkohë, presidenti i Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino rezultoi pozitiv ndaj virusit. Presidenti i Federatës Gravina i cili u takua së fundi me Dal Pinon rezultoi negative, por gjithsesi po qëndron në izolim.