COVID-19 përgjysmon mbrojtjen e Interit, pozitiv edhe “Milani” zikaltër

bastoni skriniar 1100x620

Po kthehet në shqetësim edhe për Interin përhapja e COVID-19 midis futbollistëve të Serie A.

Pas lajmit të pozitivitetit të mbrojtësit të ri Alessandro Bastoni, sot erdhi ai i një tjetër lojtari të zikaltërve, po në të njëjtin rol.

Bëhet fjalë për sllovakun Milan Skriniar, i cili ka kryer tamponin kur ndodhej me kombëtaren e vendit të tij.

Nuk dihet nëse Skriniar është asimptomatik, siç është kolegu i tij Bastoni, i cili la selinë e grumbullimit të përfaqësueset U-21 italiane për të filluar karantinimin në Milano.  Një dhembje koke më shumë për trajnerin e Interit Antonio Conte, në kuadër të derbit milanez që do të luhet pas 10 ditësh.