Gjermania raporton numrin më të lartë të infeksioneve me Covid-19 që nga prilli

1 38 600x338

Gjermania raportoi 2,828 infektime të reja me Covid-19 të mërkurën.

Sipas institutit, Robert Koch, kjo shënon dhe numrin më të lartë të rasteve ditore, që nga 18 prilli. Në total Gjermania, ka regjistruar më shumë se 306,000 raste me koronavirus, duke përfshirë të paktën 9,562 humbje jetësh.

Infeksionet e Gjermanisë arritën kulmin midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit, kur autoritetet regjistruan më shumë se 6,000 raste në ditë. Më pas ato ranë ndjeshëm, për të pësuar një tjetër rritje që nga fundi i korrikut.

Teksa kontinenti po përballet me shifra shqetësuese, Gjermania është një nga katër shtetet evropiane që kanë një nivel poshtë kritikes për rastet me Covid-19, sipas shifrave të fundit.

Pragu i alarmit të koronavirusit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) është 20 raste për 100,000 njerëz në një mesatare 7-ditore.

Përtej kësaj, thotë agjencia, Covid-19 ka një probabilitet shumë të lartë të infeksionit, ndërsa grupet vunerabël përballen me një rrezik të theksuar.