Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjoni kritikon komisionerin Varhelyi: Nuk ka raport që të mbulojë katrahurën që po përgatitet në 25 prill

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 17:36 | Politikë
Gjoni kritikon komisionerin Varhelyi: Nuk ka raport që të mbulojë

Deputeti Ralf Gjoni u shpreh në Kuvend se nuk ka raport dhe as komisioner që mund të mbulojë katrahurë që po përgatet, sipas tij, në kurriz të shqiptarëve. Këtë deklaratë, Gjoni e bëri pak pasi përfundoi fjalën e tij në Parlamentin shqiptar komisioneri Varhelyi.

“Çfarë do zoti Varhelyi? Do një Shqipëri autokratike? Çfarë do ky hungarez besnik i Victor Orban, filorusit që sot është problematiku i BE-së? Që shqiptarët të vazhdojnë të largohen? Që fëmijët tanë të rriten mes kriminelëve? Që Shqipëria të mbesë vetëm me pensionistë? Jemi një vend euroatlantik dhe duhet të punojmë fort për të ndaluar katrahurën që po përgatitet në 25 prill”, tha Gjoni.

“Ta kontestojmë ligjin e fundit elektoral në Gjykatë Kushtetuese që zgjedhjet e 25 prillit të mos zhvillohen me këtë Kod Elektoral”, shtoi deputeti Ralf Gjoni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë