Infektimi i Trumpit frymëzoi 25% të amerikanëve për të mbajtur maskë dhe distancë fizike

1 49 600x338
President Donald Trump arrives at Walter Reed National Military Medical Center, in Bethesda, Md., Friday, Oct. 2, 2020, on Marine One helicopter after he tested positive for COVID-19. White House chief of staff Mark Meadows is at second from left. (AP Photo/Jacquelyn Martin)

Një në çdo pesë amerikanë të anketuar së fundmi pranuan se ka më shumë gjasa të mbajnë një maskë tani që Presidenti Donald Trump, ka dalë pozitiv për Covid-19.

Rreth 21% e të anketuarve në një sondazh të ri nga Axios-Ipsos, thanë se tani ka më shumë shanse të mbajnë maskë dhe distancë fizike prej të paktën gjashtë metra nga të tjerët.

Megjithatë, për pjesën tjetër të amerikanëve, infektimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë, nuk kanë ndryshuar sjelljet dhe pikëpamjet e tyre, për të mbajtur maskë ose distancë fizike.

Në një sondazh tjetër të CNN të kryer nga SSRS, dy të tretat e amerikanëve thanë se Presidenti Trump trajtoi rrezikun e infeksionit me koronavirus te personat rreth tij në mënyrë të papërgjegjshme.

Sondazhi zbuloi se 69% e amerikanëve kishin pak besim tek ato që kishin dëgjuar nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me shëndetin e Presidentit, me vetëm 12% që thanë se i besuan pothuajse të gjitha.

Po ashtu, 63% thonë se vetë infeksioni i tij nuk ka gjasa të ndryshojë diçka në lidhje me mënyrën se si ai e trajton pandeminë.