Infektohet me koronavirus, Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

483a8ab0 1c7b 412f ad6b 926168e05648 cx0 cy14 cw0 w1597 n r1 st 1100x620

Mediat malazeze raportojnë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Mitropoliti Amfilohije, është infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye është shtruar në spital për t’u trajtuar.

Patriarku 82-vjeçar qëndroi për disa ditë në shtëpi nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, por tashmë do të trajtohet në spital deri sa sëmundja të zgjasë për shkak dhe të moshës së tij.

Sipas të dhënave, Mitropoliti Amfilohije është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët e vlerësojnë situatën e tij si të qëndrueshme.