Irani paralajmëron luftë rajonale pas përshkallëzimit të luftimeve Nagar-Karabak

rouhani 600x338

Irani ka paralajmëruar se luftimet e reja midis fqinjëve të tij, Azerbajxhanit dhe Armenisë, mund të përshkallëzohen në një luftë më të gjerë rajonale.

Presidenti, Hassan Rouhani, tha se ai shpreson të rivendosë stabilitet në rajon, pas ditëve të përplasjeve të rënda mbi enklavën e diskutueshme të Nago-Karabakut.

Enklava është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë.

Luftimet aktuale janë më të këqijat në dekada dhe të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunën.

“Ne duhet të jemi të vëmendshëm që lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të mos bëhet një luftë rajonale,” tha presidenti Rouhani.

“Paqja është baza e punës sonë dhe ne shpresojmë të rikthejmë stabilitetin në rajon në një mënyrë paqësore,” shtoi ai.

Presidenti Rouhani tha gjithashtu se ishte “krejtësisht e papranueshme” që çdo predhë dhe raketë të binte në tokën iraniane.

Komentet e tij pasuan raportet se predhat kishin zbritur në fshatrat në Iran, pikërisht përtej kufirit të saj verior me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

“Prioriteti ynë është siguria e qyteteve dhe fshatrave tona,” tha presidenti Rouhani.