Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kaos në burgje, “vala” e grevës përfshin edhe paraburgimin “313” në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 13:26 | Kronikë
Kaos në burgje, “vala” e grevës përfshin edhe

Vala e grevës së urisë në burgje ka përfshirë edhe burgun “Jordan Misja”, i njohur si burgu “313” në kryeqytet. Burime jozyrtare pohuan se janë gati 150 të paraburgosur që kanë refuzuar ushqimin e burgut. Ata kërkojnë të mos ketë kufizim të numrit të takimeve me familjarët, kufizime që kanë ardhur si rezultat i situatës COVID.

Njëkohësisht, në pakënaqësitë e tyre listohen kushtet e papërshtatshme higjienike, sjelljet e ashpra nga autoritetet e burgut dhe se kërcënohen me izolim në rast se shprehen publikisht për këto fakte. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mohon ekzistencën e grevës së urisë, por as nuk i përgjigjet kërkesave të njëpasnjëshme të A2 për një reagim zyrtar mbi situatën në burgje.313-ta është burgu i katërt që përfshihet në situata tensioni dhe refuzimi të ushqimit të burgut.

Më herët në grevë u përfshinë të dënuar në burgun e Peqinit, në atë të Shënkollit në Lezhë dhe të Reçit në Shkodër. Të dënuarit e Peqinit nënshkruan edhe një peticion, ku kërkonin amnisti të përgjithshme, përcaktimi me vite i dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, reduktimin e kostove të telefonit, rregullimin me ligj të çmimeve në dyqanet brenda burgut, si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Të dënuarit pretendojnë se po u mohohen të drejtat e ligjshme, se po u kufizohen takimet me familjarët, si edhe futja e disa prej ushqimeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë