Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kriza nga pandemia, Banka Botërore: Ekonomia shqiptare do të tkurret me 8,4%

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 13:07 | Ekonomi
Kriza nga pandemia, Banka Botërore: Ekonomia shqiptare do të tkurret

Ekonomia shqiptare do të bjerë me 8,4% këtë vit. Një fjali tashmë që ngjan e përsëritur prej javësh, teksa institucionet financiare ndërkombëtare marrin në analizë ecurinë e ekonomisë dhe masat e marra prej qeverisë. Kësaj radhe është Banka Botërore që jep këtë parashikim edhe më të zymtë nga sa priste në mesin e vitit.

Recesioni do të ndikohet veçanërisht nga rënia e thellë e konsumit dhe tkurrja e eksporteve. Goditja e sektorit të turizmit shihet, gjithashtu, si një faktor kyç, ndërsa Banka vlerëson se masat e qeverisë nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar punonjësit e shumtë në të zezë, që sot përballen me vështirësi të mëdha financiare.

Përkundër shifrës së recesionit, Banka Botërore parashikon edhe një rritje të borxhit publik në nivelin 81,3% dhe vështirësi të mëdha në mbledhjen e taksave në vijim. Rimëkëmbja në vijim parashikohet e dobët, teksa edhe rihapja e vendeve të mbyllura të punës do të hasë shumë vështirësi. 

https://a2news.com/2020/10/01/kriza-ekonomike-berzh-recesioni-kete-vit-9-rekuperimi-i-dobet/
https://a2news.com/2020/09/30/ministrja-denaj-ne-a2-business-week-recesioni-fakt-por-jemi-duke-prekur-ringritjen/

A2 CNN Livestream

Dita jonë