Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për planifikimin e territorit dhe kontrollin e punimeve të ndërtimit

Kuvendi Kodi Zgjedhor  1100x620

Kuvendi ka miratuar sot me 86 vota ndryshimet në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Me 88 vota pro janë miratuar ndryshimet për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

Projektligji për ratifikimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët ëhstë miratuar me 99 vota pro.

Gjithashtu në seancën e sotme të Kuvendit është miratuar edhe projektvendimi për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për një ndryshim në ligjin për gjendjen civile.

Ndërkohë Kuvendi ka miratuar sot me 86 vota pro, 8 kundër dhe 9 abstenim Mimoza Kaçin, anëtare të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të këtij institucioni.