Lëvizjet e fundit të merkatos, Gotze kalon në Holandë

https   bvbbuzz.com wp content uploads getty images 2017 07 1200826310 1100x620

6 tetori ishte afati i fundit i blerjeve në kampionatet kryesore evropiane, por jo i merkatos dalëse. Surpriza e madhe ishte transferimi i njeriut që vendosi Botërorin e vitit 2014 në kampionatin holandez. Mario Gotze tashmë është lojtar i PSV Eindhoven.

Pas dëmtimeve të shumta që e shoqëruan gjermanin te Dortmund, Gotze ka firmosur për 2 vite me kampionët e vitit 2018 në Holandë.

Paris Saint Germain zyrtarizoi edhe goditjen e fundit të merkatos. Braziliani Rafinha iu bashkua parisienëve, pas aventurës së gjatë si pjesë e Barcelonës ndërsa do të qëndrojë në Francë deri në vitin 2023.

Kampionati portugez ka qenë, gjithashtu, aktiv në merkato me Sportingun e Lisbonës që arriti të sigurojë shërbimet e Joao Marios dhe Porton që u përforcua me brazilianin Felipe Anderson.

  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 241 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 7 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e virusit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Të shëruarit në 24 orë janë 92, në spital 319 pacientë