Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ligji për mediat, Rama: Nuk do ta çojmë sërish në Venecia

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 12:24 | Politikë
Ligji për mediat, Rama: Nuk do ta çojmë sërish në

Gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, kryeministri Rama u pyet nga gazetarja e A2, Klementina Cenkollari, për ligjin e mediave.

Pak ditë më parë, sekretari për mediat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës i sugjeroi mazhorancës se përpara se të finalizojë në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimet në ligjin e mediat, t’ia çojë edhe njëherë për një rishikim final Komisionit të Venecias.

https://a2news.com/2020/10/04/rishikimi-i-antishpifjes-kie-para-miratimit-kthehuni-per-opinion-te-venecia/

Kryeministri Rama u pyet nëse do ta marrë këtë veprim, por u shpreh i prerë. “Jo, nuk do ta çojmë sërish në Komisionin e Venecias”.

Më tej, Rama u shpreh se mbështetja më e madhe për këtë draft ka ardhur nga bizneset, të cilët, sipas kryeministrit, shantazhohen çdo ditë.

“Draft-ligji u diskutua më shumë sesa përgjatë një viti, shumë hapur, këtu dhe me OSBE-në. E nisëm me modelin gjerman, por na u tha se nuk është demokratik, vijuam drejt modelit francez, kroat dhe na u tha se edhe ata nuk janë demokratike dhe më pas bëmë një shumë demokratike mbështetur në konsulencën tonë me OSBE-në, që në thelb nuk trajton plagën e debatit shqiptar lidhur me lajmet e rreme, me shpifjet, me diskriminimin e njerëzve, por ofron mundësinë që njerëzit, jo unë, të mbrojnë veten kur gjenden të sulmuar. Mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit sepse ata shantazhohen çdo ditë. Megjithatë, ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias, i cili nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike. Në këtë xhungël dezinformimi, lajmesh të rreme dhe keqedukimit të të rinjve, përmes shkeljes së etikës, së paku individët në këtë vend duhet të kenë të drejtën të kërkojnë llogari në gjykatë”, u shpreh Rama.

https://a2news.com/2020/09/17/paketa-antishpifje-soreca-amendament-te-reflektojne-rekomandimet-e-venecias/

A2 CNN Livestream

Dita jonë