Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Në gadishullin e largët rus po zhduket papritur çdo gjallesë, nuk dihen ende shkaqet

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 21:39 | Bota

Kamçatka është një nga zonat më pak të njohura të Rusisë, në ekstremin lindor të vendit, për dekada të tëra, ajo ka qenë e mbyllur jo vetëm për turizmin, por edhe për vetë sovjetikët, gjatë regjimit. Një pjesë e ish-kampeve të internimit sovjetike, por edhe të bazave sekrete ushtarake, ndodhen pikërisht në këtë gadishull gjigant.

Natyra e egër, peizazhet mahnitëse të karakterizuara nga vullkane ende aktive e kanë kthyer vitet e fundit Kamçatkën në destinacion të preferuar për turistët ndërkombëtarë, shpesh herë gjahtarë, që kërkojnë një aventurë mbresëlënëse.

Por këtij vendi misterioz javët e fundit po i shtohet një mister tjetër, shumë shqetësues. Për arsye ende të papërcaktuara deri në fund, kafshët ujore që banojnë në brigjet e gadishullit po ngordhin me ritme alarmante.

Sipas organizatave të ndryshme, si Greenpeace, jemi përpara një katastrofe natyrore tejet të rëndë, ku vrojtimet nënujore kanë përcaktuar ngordhjen e pjesës më të madhe të gjallesave, “rreth 95% të totalit”, sipas ambientalistëve, që dëshmojnë për një substancë të verdhë që gjendet gjithmonë e më shpesh në ato ujëra, dhe që po krijon probleme të shumta shëndetësore edhe popullsisë lokale.

Për autoritetet zyrtare ruse, fenomeni mund të shpjegohet me fenomene natyrore, si fakti që pas stuhive shtohen mikroorganizmat që kufizojnë oksigjenin në ujë, por janë të shumtë ata që denoncojnë rrjedhje të mundshme lëndësh kimike si eptili nga bazat ushtarake përreth, disa prej tyre ende në territor të ndaluar për institucionet civile, ku mendohet të testohen raketat e ushtrisë ruse.

A2 CNN Livestream

Dita jonë