Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nobel në Kimi për shkencëtaret që gjetën mënyrën për modifikimin e ADN

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 12:26 | Bota
Nobel në Kimi për shkencëtaret që gjetën

Dy shkencëtare janë vlerësuar me Çmimin Nobel në Kimi, për vitin 2020, në lidhje me zhvillimin e mënyrës për modifikimin e ADN.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, u shpallën fitueset e këtij viti të çmimit prestigjoz për punën e tyre mbi teknologjinë e modifikimit të gjenomit.

Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr-Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize të ADN-së në qelizat e gjalla.

Tashmë dy shkencëtaret do të ndajnë mes tyre dhe çmimin prej 1 milion eurosh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë