OBSH jep lajmin e mirë për vaksinën: Mund ta kemi brenda vitit

KR OBSH THIRRJA.duplicate frame 761 1100x620

Më në fund, Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell një lajm të mirë përsa i përket luftës përballë pandemisë së koronavirusit.

“Kemi shumë shpresa për brenda këtij viti të kemi një vaksinë kundër koronavirusit”, kjo ishte deklarata e kreut të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në fund të një takimi të komitetit ekzekutiv të organizatës që zgjati për dy ditë.

Aktualisht, në të gjithë botën janë duke u zhvilluar 40 vaksina të ndryshme, përfshirë këtu dhe atë të universitetit të Oksfordit që ndodhet në faza testimi më të avancuara.