Pragsfida Maqedoni e Veriut-Kosovë, Zylbehari: Duam të fitojmë, pavarësisht se kemi përballë vëllezërit tanë

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari, në një lidhje nga Shkupi me “Ditari” në A2, tregoi se si po përjetohet pragsfida Maqedoni e Veriut-Kosovë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Është moment historik për të dyja ekipet, pasi kjo ndeshje siguron finalen e Ligës së Kombeve që të jep një biletë për në Evropian. Është një mundësi e paprovuar më parë nga të dyja vendet. Duke qenë se vjen një ekip me shqiptarë (Kosova), është mirëpritur nga tifozët në Shkup. Dëshira jonë është që ta fitojmë ndeshjen, pavarësisht se kemi përballë vëllezërit tanë. Ne përfaqësojmë Maqedoninë e Veriut dhe kërkojmë fitoren sepse do të ishte fitore edhe e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Zylbehari.

Kur u pyet mbi emocionet e tifozëve, Zylbehari u shpreh: “Çdo tifoz të bëjë çfarë i thotë zemra dhe të bëjë tifo për kë dëshiron”.