Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenti Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e ambasadores Vlora Çitaku

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 13:57 | Kosova
Presidenti Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e ambasadores

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për largimin e ambasadores, Vlora Çitaku, nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ishte shkarkuar nga detyra nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, shkruhet në dekretin e presidentit Thaçi.

Mësohet se Çitaku do të qëndrojë në krye të detyrës deri në emërimin e ambasadorit të ri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë