Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Protestë jashtë burgut të Peqinit, familjarët kërkojnë të flasin në telefon me të dënuarit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 22:32 | Sociale
Protestë jashtë burgut të Peqinit, familjarët

Mungesa e komunikimit me familjarët që ndodhen brenda burgut të Peqinit ishte shkaku i protestës që zhvilluan të afërmit e të dënuarve në këtë burg. Ata kërkojnë që të dënuarve t’u lejohet përdorimi i celularit brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit.

Familjarët e personave që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit, zhvilluan një protestë, ku kërkesa kryesore ishte komunikimi me të afërmit që ndodhen në qeli. Për shkak të pandemisë takimet janë kufizuar së tepërmi, ndërsa familjarët kërkojnë që të paktën të komunikojnë lirshëm me të burgosurit, nëpërmjet telefonit.

Një përfaqësues ligjor i burgut dëgjoi kërkesën e tyre dhe i ftoi të zgjedhin përfaqësues për diskutime. Prej ditësh rreth 400 të dënuar kanë nisur protestën brenda burgut të Peqinit, ku lejimi i celularëve brenda këtyre ambienteve është një prej kërkesave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu