Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

A2 Business Week/ Shpenzimet shëndetësore, ekspertët: Qasje strategjike drejt PPP-ve, shërbimi publik skandaloz

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 21:01 | Ekonomi

Është shoqëruar me debate mes ish-ministres, Milva Ekonomi, dhe ekspertëve të Ekonomisë, Enriko Ceko dhe Akil Kraja, diskutimi në “A2 Business Week”, në lidhje me mbështetjen buxhetore në shëndetësi.

Sipas ekspertit Ceko, shqiptarët u drejtohen spitaleve private, pasi shërbimi shëndetësor publik është skandaloz. Ai thotë se në ndryshim nga Evropa, ku shërbimi parësor dhe dytësor janë falas, në Shqipëri buxheti i shtetit për familjet shqiptare jep vetëm 1 mijë lekë.

“Shqiptarët harxhojnë 82 mijë lekë në vit për shëndetësinë. Në Evropë shërbimet shëndetësore ua paguan shteti 90%, ndërsa pacienti 10%. Buxheti i shtetit për familjet shqiptare jep vetëm 1 mijë lekë. Fakti që shqiptarët u drejtohen privatëve tregon nivelin skandaloz të shërbimit shëndetësor publik. Në Evropë shërbimi parësor dhe dytësor janë falas”.

Shpenzimet publike për shëndetësinë, A2 Business Week

Në të njëjtën linjë dhe eksperti i Ekonomisë Kraja thekson se është dyfishuar numri i pacientëve në spitalet private, ndërsa shton se qasja strategjike e shëndetësisë ka qenë drejt PPP-ve, ku përmend check-up-in e sterilizimit, për të cilin thotë se është dhjetëfishuar shpenzimi për kitin e tij.

“Pacientët janë dy herë më shumë drejt spitalit privat se në publik. Qytetarët shqiptarë kanë përzgjedhur të paguajnë shtesë shërbime shëndetësore.

Nuk ka ndodhur kurrë që numri i kuotave në Universitetin e Mjekësisë të mos plotësohet, sepse ka qindra mjekë dhe infermierë që emigrojnë për kushte e paga më të mira, por edhe që shkojnë në sektorin privat

Qasje strategjike e shëndetësisë ka qenë drejt PPP-ve sikurse sterilizimi, është dhjetëfishur shpenzimi për kitin e sterilizimit. 350 mln euro kanë shkuar për check up-et”.

Shpenzimet për shëndetësinë, A2 Business Week (Burimi: BSH)

Për ish-ministren Ekonomi, Check Up-i është i shpërndarë në të gjithë territorin  dhe laboratori që ka hyrë në check up është ndër më të mirët.

Ajo shton se janë rritur shpenzimet e familjeve për shëndetësinë në 5.85%, ndërsa shteti paguan sigurimin për disa sëmundje.

Për ekspertët Kraja dhe Ceko, rritja e shpenzimeve publike për shëndetësinë në 63% nga viti 2013-2019 nuk ka pasur asnjë impakt dhe asnjë rezultat për shqiptarët.

Të kundërtën pohon ish-ministrja e cila thotë se që nga fillimi i qeverisjes socialiste, vëmendja ka qenë te transformimi i sistemit shëndetësor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani