Vendimi për Agimin e Artë, kryeministri Mitsotakis: Fundi i një cikli traumatik

SINK MITSOTAKIS frame 96 1100x620

Kryeministri grek, Qiriakos Micotaqis, përshëndeti vendimin e Gjykatës për të dënuar anëtarët e partisë ekstremiste, Agimi i Artë, si pjestarë të një organizate kriminale. Ai tha se vendimi i sotëm mbyll një cikël traumatik në jetën publike të vendit.

“Me vendimin e sotëm nga Gjykata Penale e Apelit 3-anëtarëshe mbi veprimet e Agimit të Artë, një cikël traumatik në jetën publike të vendit po mbyllet. Dimensioni i tij politik, për fat të mirë, është gjykuar nga fitorja e republikës, që dëbon informacionin nazist nga parlamenti. Tani, gjyqësori i pavarur dha përgjigjen e tij.”