Ambasadorja Kim nxit gjykatësit të aplikojnë për Gjykatën Kushtetuese

yuri kim 1100x620 1 1100x620

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka përgëzuar punën e KLGJ-së, në mbështetje të sigurisë dhe karrierës së gjykatësve të cilët kanë kaluar vetting-un dhe do të aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane, shprehet se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës.

“Shumë mirë që KLGJ (pas KLP) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetting-un të cilët do të aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”

  • LAJMI I FUNDIT | Deti, Rama: Kemi rënë dakord që ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Së shpejti do zgjidhim çështjen e ligjit të luftës
  • LAJMI I FUNDIT | Dendias: Të zgjidhim të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull
  • LAJMI I FUNDIT | Ligji i luftës, Dendias: Jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim