Asambleja e PS, A2 zbardh agjendën, socialistët zgjedhin organet drejtuese

asambleja e ps frame 549 1100x620

Nesër, socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare, e shtyrë në kohë për shkak të pandemisë.

A2 ka siguruar agjendën e mbledhjes që do të mbahet pranë amfiteatrit në Tiranë. Fjala hapëse do të jetë nga kryesocialisti, që pritet të japë piketat për zgjedhjet e 25 prillit, përgatitjet në terren dhe vajtjen drejt objektivit për të siguruar më shumë se 800 mijë vota.

Mbetet për t’u parë nëse nga kjo asamble do të ketë ose jo vend për shkarkime në rang ministrash. Ndërkohë, në rend të ditës është edhe zgjedhja e organeve drejtuese të partisë, duke nisur nga Kryesia e re, Sekretari i Përgjithshëm, sekretariatet, kryefinancierin dhe disa votime të tjera.

Në bazë të rendit të ditës, detyrohen të gjithë anëtarët e Asamblesë të jenë të pajisur me maska, për shkak të Covid-19.

RENDI I DITËS I MBLEDHJES SË ASAMBLESË KOMBËTARE TË PS

Pjesa e parë:

I. Hapja e mbledhjes.

II. Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.

III. Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë:

IV.Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës”Zgjidh deputetin tënd”;

V.Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:

  1. Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK tw Partisw” ;
  2. Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
  3. Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
  4. Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
  5. Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
  6. Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
  7. Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
  8. Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
  9. Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
  10. Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
  11. Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
  12. Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
  13. Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

VI.Mbyllja e mbledhjes.

Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje