Debati i dytë Presidencial Trump-Biden, do të zhvillohet virtualisht

2 14 1100x620

Debati i dytë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, do të mbahet virtualisht.

Lajmi u bë me dije nga Komisioni për Debatet Presidenciale, pasi Trump rezultoi pozitiv me koronavirus të enjten në mëngjes.

“Pjesëmarrësit dhe moderatori, Steve Scully, do të vendosen në Adrienne Arsht Center në Miami, Florida. “, tha Komisioni.

Debati i dytë është planifikuar të mbahet më 15 tetor.

Ndërkohë, zëvëndëspresidenti, Mike Pence dhe senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, zhvilluan mbrëmjen e shkuar debatin e tyre të parë për postin e nënpresidentit të SHBA-së.

Pence dhe Harris u përballen mes tyre për disa çështje, por vendin kryesor e zuri pandemia e koronavirusit.