Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Denoncimi i PD, Boçi: Drejtorët e shkollave po mbledhin të dhënat personale të prindërve

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 14:26 | Politikë
Denoncimi i PD, Boçi: Drejtorët e shkollave po mbledhin të

Partia Demokratike vijon të shtojë akuzat ndaj mazhorancës se po bën çdo gjë që është e mundur për të deformuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 qeshorit.

Sipas ish-deputetit, Luçiano Boçi, tashmë, çdo hallkë shtetërore është përfshirë në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e PS, duke shtuar këtu dhe shkollat, ku drejtorët e tyre po mbledhin të dhënat personale të prindërve.

“Drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve. Prindërve u është kërkuar në grupet e Whatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore. Ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, është një politizim i dëmshëm i qendrave të dijes, të cilat po kthehen në organizata partie”, denoncon ish-deputeti.

Luçiano Boçi sjell dhe rastin e një shkolle në qytetin e Elbasanit, ku sipas tij drejtori u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani