Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Falen të gjitha gjobat e vendosura për shkeljen e masave anti-Covid

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 10:33 | Aktualitet
Falen të gjitha gjobat e vendosura për shkeljen e masave anti-Covid

Këshilli i Ministrave, një ditë më parë, ka vendosur të falë të gjitha gjobat e vendosura për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, deri më 7 tetor.

Po ashtu, është marrë vendimi që të gjithë ata persona që i kanë paguar këto gjoba t’u rikthen paratë, të cilët do t’u kalohen në llogari bankare.

“Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020. Në rastin e gjobave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 2, të nenit 1, të këtij akti, të gjitha strukturat përkatëse duhet të dërgojnë listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative. Mënyra dhe rregullat e hollësishme për zbatimin e faljes dhe kthimin e shumave të paguara, sipas përcaktimeve të këtij akti normativ, përcaktohen nga këshilli bashkiak”, thuhet në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave.

Gjithashtu, do të kthehen edhe licencat dhe mjetet e bllokuara për shkak të shkeljes së karantinës. “Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues. Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, që kanë vendosur masa administrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli