Goleada e rezultate surprizë, “shpërthejnë” Italia dhe Franca

griezman 1100x620

Miqësoret përpara takimeve të Ligës së Kombeve ishin një test i mirë për përfaqësueset e mëdha, të cilat i shfrytëzuan për të provuar një numër të madh lojtarësh.

Italia mposhti Moldavinë me rezultatin 6-0, ndërsa kampionët e botës, Franca, mposhtën thellë 7-1 Ukrainën.

Nuk ka afrim drejt rekordit të golave me Kombëtaren për Cristiano Ronaldon. Supersfida mes Portugalisë dhe Spanjës u mbyll në barazim me rrjeta të paprekura. Surpriza ndodhi në Gjermani me panzerat që barazuan 3-3 me përfaqësuesen turke.