Goli i parë i Higuain me skuadrën e Beckham është spektakolar

Gonzalo Higuain, më në fund, ka realizuar golin e parë me skuadrën Inter Miami, e cila është në pronësi të David Beckham. Argjentinasi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Ndaj New York Red Bulls, Inter Miami fitoi 1-2.