Helmimi i Navalny-t, gati sanksionet për rusët

mjeket navalny 1100x620

Franca dhe Gjermania thanë, të mërkurën, se do të propozojnë sanksione të Bashkimit Evropian kundër disa individëve rusë, pasi nuk morën përgjigje të besueshme nga Moska për helmimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, me një agjent nervor.

Shumë vende perëndimore mbështesin mendimin se Rusia, e cila i ka mohuar akuzat e zotit Navalni se kishte gisht në helmim, duhet të ndihmojë në hetime ose do të përballet me pasoja.

Pak ditë më parë, ishte Rusia që akuzoi Navalny-n se po bashkëpunon me CIA-n, një ditë pasi kritiku i Kremlinit tha se Vladimir Putin ishte përgjegjësi për helmimin e tij. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë akuzat e Navalny-t, duke i quajtur “të pabaza dhe të papranueshme”. Ai shtoi se specialistë nga inteligjenca amerikane po punonin me Navalnyn këto ditë dhe i kanë dhënë atij udhëzime.