Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Humbjet në arbitrazh, Mandija apel SPAK-ut të hetojë kryeministrin Rama

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 15:34 | Politikë
Humbjet në arbitrazh, Mandija apel SPAK-ut të hetojë

Ish-avokatja e Shtetit, Ledina Mandija, akuzon kryeministrin Rama për faturat qindra milionë eurosh në arbitrazh dhe i kërkon SPAK-ut ta hetojë.

“BKH dhe SPAK kanë detyrimin të hetojnë në lidhje me të gjitha proceset në arbitrazhin ndërkombëtar duke filluar nga ndjekja e kontratave, caktimi i arbitrave e avokatëve deri në ekzekutimet përfundimtare të vendimeve  të arbitrazhit”, shkruan Manidaj.

Sipas saj, qeveria në asnjë rast nuk bëri transparencë për çështjet e arbitrazhit, duke i mohuar të drejtën e informimit presidentit dhe deputetëve.

“Qeveria nga dita që erdhi në pushtet zbatoi një agjendë të paramenduar, prishi kontrata, hoqi licensat, emëroi në stukturat shtetërore të arbitrazhit individë në konflikt të pastër interesi që nuk mbrojtën interesat e shtetit, por e shfrytëzuan arbitrazhin ndërkombëtar si një mundësi që do të përmbyllte çdo negociatë korruptive, çdo zgjidhje kontrate, heqje licence në shkelje të ligjit.

Qeveria në asnjë rast nuk bëri transparencë për çështjet e arbitrazhit, duke e justifikuar me mburojën e “konfidencialitetit”.

Ndërkohë, që kryeministri pretendon se nuk ka asnjë çështje të humbur, Mandija thekson se disa prej tyre janë bërë publike nga vetë kompanitë gjyq-fituese.

“Përmes një marrëveshje të paligjshme, të certifikuar në Parlament, në korrik të 2014 u paguan 95,5 milionë euro për ÇEZ.as, iu falën 320 milionë euro detyrime dhe 500 milionë euro dëmshpërblim, i vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtar.

Në 7 vjet qeverisje të Ramës numërohen dështime të tjera në arbitrazh. Lista është shumë e gjatë. Së fundi, një padi e re në vlerë 100 milionë euro u regjistrua në arbitrazh të investimeve, ndërkohë që qeveria nxitoi të lidhë kontratë me një tjetër kompani”, përfundon ish-avokatja e Shtetit

A2 CNN Livestream

Dita jonë