Inter, Nainggolan dhe Gagliardini dalin pozitivë me koronavirus

Nainggolan Gagliardini positivi al covid 690x362 1 600x338

Inter është në emergjencë në prag të derbit ndaj Milanit. Pas mbrojtësve Skriniar dhe Bastoni, “La Gazzetta dello Sport” publikon se të infektuar me koronavirus janë edhe mesfushorët Radja Nainggolan dhe Roberto Gagliardini.

Ndërkohë, nuk ka të reja nga Milani. Ibrahimovic dhe Duarte vijojnë të jenë pozitivë. Suedezi dhe braziliani i nënshtrohen tamponit çdo 3 ditë, por ende nuk kanë marrë një rezultat negativ.

Si rezultat, edhe prezenca e tyre në derbin e 17 tetorit është në dyshim të madh.