Leonardo Di Caprio bën thirrje për shpëtimin e lumenjve në Bosnjë Hercegovinë

di caprio 1100x620

Beteja e fundit e aktorit hollivudian, Leonardo Di Caprio, për mjedisin ka të bëjë me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Aktori i njohur dhe fituesi i Oskarit, publikoi në profilin e tij në Instagram dhe Facebook, duke cituar pikëpamjet e kryeministrit Federal Fadil Novalic dhe mbështetjen e tij për OJQ-të mjedisore në luftën për mbrojtjen e lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pasi sulmoi vendimin e Trump dhe administratës së tij për të ndryshuar rregullat për mbrojtjen e kafshëve në rrezik zhdukjeje, aktori 45-vjeçar ka lëshuar apelin në rrjetet e tij sociale për të mbrojtur lumenjtë e Bosnjës dhe Hercegovinës  nga ajo që pritet të ndodhë për shkak të 463 projekteve të vogla të hidrocentraleve, që aktualisht janë në ndërtim e sipër ose në fazën e planifikimit”.

Aktori hollivudian bën apel për të mbrojtur lumenjtë biodiversë të mbetur në Evropë, si një shpëtim për komunitetet lokale dhe shumë specie të rrezikuara që rrezikojnë të humbasin.